Ndërlidhjet

Arabi Saudite: Mirëpritet heqja e ndalesës për gratë shofere


Arabi Saudite
Arabi Saudite

Autoriteti më i lartë fetar i Arabisë Saudite ka mirëpritur heqjen e ndalesës për ngasjen e makinave nga gratë, ndalesë që ishte në fuqi prej disa dekadash.

Gratë në Arabinë Saudite nga sot mund të drejtojnë makinat, një veprim ky që është në kuadër të disa vendimeve për liberalizimin në mbretërinë konservatore.

Këshilli i Dijetarëve të Lartë, një organ pro-shtetëror, tha se dekreti mbretëror, që lejon gratë të ngasin makinat, është në interes të shoqërisë.

Mbreti Salman ka lëshuar dekretin në shtator të vitit 2017, pas një sërë fushatash të grave saudite dhe grupeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që dënuan këtë ndalesë dhe e cilësuan si formë të shtypjes.

Dekreti konsiderohet si pjesë e procesit të liberalizimit, që po ndërmerr Princi i Kurorës Mbretërore, Muhammad bin Salman.

Ky dekret hyri në fuqi sot dhe u mundëson grave që të mos varen nga burrat apo pjesëtarët e tjerë të familjes për transport automobilistik.

Samira al-Ghamdi, 47-vjeçe, një psikologe nga Jeddah, që ishte ndër gratë e para saudite që mori patentë-shoferin tha se “ne jemi gati dhe kjo do të na e ndryshojë krejtësisht jetën”.

Pavarësisht të drejtave të reja që u janë garantuar grave në Arabinë Saudite, gratë vlerësohet se janë të shtypura në këtë shoqëri të dominuar nga burrat.

XS
SM
MD
LG