Ndërlidhjet

Pacolli në turne diplomatik në Afrikë


Behgjet Pacolli
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, nisi një turne diplomatik në kontinentin e Afrikës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për opinion.

Sipas saj, Pacolli pritet të takohet me presidentë, ministra të Jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme nga ky kontinent.

“Në kuadër të kësaj vizite, kryediplomati kosovar synon shtimin e njohjeve të reja, zgjerimin e përkrahjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Interpol, si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në komunikatë.

Vizita e Pacollit në kontinentin afrikan pason turneun diplomatik, që ai zhvilloi gjatë javës së kaluar në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtete të tjera të Evropës.

XS
SM
MD
LG