Ndërlidhjet

Holanda ndalon mbulesën në ndërtesat publike


Ilustrim.

Parlamenti holandez ka miratuar një legjislacion për të ndaluar “mbulesën e fytyrës”, duke përfshirë rrobat islamike në ndërtesat publike.

Dhoma e Lartë e parlamentit ka dhënë miratimin final në votimin e 26 qershorit pasi Dhoma e Ulët e parlamentit kishte votuar pro legjislacionit në vitin 2016.

Ligji i ri ndalon të gjitha mbulesat që mbulojnë gjysmën apo tërsisht fytyrën në ambiente publike.

Ligji është hartuar në atë mënyrë që të bëjë më të sigurta shkollat, zyrat qeveritare, spitalet dhe stafin e transportit publik, mirëpo kritikët kanë thënë se i njëjti ka pasur për qëllim të ndalojë burkan dhe nikabin e disa grave myslimane.

Ndalimi nuk zbatohet në rrugët publike, ndonëse zyrtarët policorë kanë të drejtë të kërkojnë nga individi që të zbulojë fytyrën për t’u identifikuar.

Masa kundër mbulesës kanë marrë edhe Belgjika, Franca, Danimarka dhe Spanja.

Austria, Belgjia, Franca dhe shtete tjera evropiane kanë vendosur po ashtu disa kufizime në vitet e fundit për mbulimin e fytyrës në ambientet publike.

XS
SM
MD
LG