Ndërlidhjet

Veseli falënderon BE-në për përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave


Kryetari i Kuvendit të Republikës se Kosovës,  Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Republikës se Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar institucionet e Bashkimit Europian, dhe deputetët evropianë për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se ”institucionet e Kosovës nuk duhet ndalur punën deri në përmbushjen e së drejtës themelore dhe meritore për të lëvizur lirshëm në Europë. Si Kuvend, kemi filluar një iniciativë që ka gjetur mbështetje nga institucionet e vendit dhe nga shtetet anëtare të BE-së”, është shprehur Veseli.

Sipas tij institucionet duhet të përmbushin agjendën evropiane, si dhe të rrisin komunikimin me të gjitha institucionet e BE-së.

XS
SM
MD
LG