Ndërlidhjet

Shqipëria nuk pranon hapjen e qendrave për migrantë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shqipëria refuzoi hapjen e qendrave për migrantët që synojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, duke thënë se njerëzit nuk duhet trajtuar si "mbetje toksike".

Në kuadër të përpjekjeve për të frenuar të ardhur të rinj, udhëheqësit e BE-së shpresojnë të ngrenë kampe jashtë bllokut për të përpunuar kërkesat për azil.

Pasi Shqipëria është në kufi me Greqinë, ndërsa prej Italisë e ndan Deti Adriatik, ajo është konsideruar si vend i mundshëm për qendrat e tilla të azilit.

Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hodhi poshtë idenë në një intervistë për të përditshmen gjermane, Bild.

"Nuk do të pranojmë kurrë kampe të tilla refugjatësh", tha Rama, duke paralajmëruar se "shndërrimi i Shqipërisë në një port për refugjatët e Evropës është zgjidhje e rrezikshme".

"Qendrat e tilla nënkuptojnë hedhjen e njerëzve të dëshpëruar diku, si mbetje toksike që askush nuk i do", tha Rama.

XS
SM
MD
LG