Ndërlidhjet

Pacolli u takua me presidentin e Liberisë


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, u takua me presidentin e Liberisë, George Weah, me të cilin, siç tha ai, ka rënë dakord për hapjen e ambasadës së Liberisë në Prishtinë.

Weah, i cili më herët ka qenë futbollist, po ashtu pranoi ftesën e Pacollit për të vizituar Kosovën, premtoi mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në organizatat e huaja dhe shprehu gatishmërinë për zhvillimin e një loje miqësore midis ekipit kombëtar të Liberisë dhe përfaqësueses së Kosovës në futboll.

"Takimi me presidentin e Liberisë, z.George Weah, ishte vërtetë i përzemërt dhe në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet të dyja vendeve", shkroi Pacolli në Facebook.

Javën e kaluar, Qeveria e Republikës së Liberisë i ka hedhur poshtë raportet në disa media për revokimin e marrëdhënieve të saj diplomatike me Republikën e Kosovës.

Kjo ka pasuar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka ka thënë se ka pranuar një notë nga homologu liberian, Gbehzohngar Milton Findley, me të cilën, siç është shprehur, është njoftuar se Liberia e ka anuluar njohjen e Kosovës.

XS
SM
MD
LG