Ndërlidhjet

Abe kërkon të arrihet një marrëveshje për tregti të lirë


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe i ka bërë thirrje liderëve të rajonit që të arrijnë marrëveshje që do të mundësonte tregti të lirë, me qëllim që të mbrohen nga politikat proteksioniste të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Japonia së bashku me Singaporin kryeson takimin e Partneritetit Ekonomik Rajonal (RCEP), që nis sot në Tokjo.

Shtetet që bëjnë pjesë në këtë parneritet përbëjnë rreth 30 përqind të ekonomisë botërore dhe tregtisë globale.

“Ndërsa ballafaqohemi me shqetësimet lidhur me rritjen e protesionizmit në botë, të gjithë ne në Azi duhet të bashkohemi dhe e ardhmja jonë varet se a mund të vazhdojmë të ngremë parimin tonë kryesor të tregtisë së lirë dhe të ndershme”, tha sot Abe.

“Le të jemi ne ata që arrijmë një krijojmë një treg të lirë, të drejtë dhe me rregulla në këtë rajon”, shtoi Abe.

Japonia po ashtu ka shprehur shqetësimin për ndikimin e Kinës në rajon.

XS
SM
MD
LG