Ndërlidhjet

Japonia ekzekuton shtatë anëtarë të kultit që sulmoi metronë e Tokios


Shoko Asahara, udhëheqës i kultit Aum Shinrikyo.

Shtatë pjesëtarë të kultit Aum Shinrikyo, i cili ka kryer një sulm kimik në metronë e Tokios më 1995, u ekzekutuan, përfshirë edhe liderin e kultit, Shoko Asahara.

Sulmi me Sarin, incidenti më i keq terrorist në Japoni, ka lënë të vrarë 13 veta, ndërsa të plagosur mijëra të tjerë.

Ekzekutimet u kryen në një burg në Tokio, mëngjesin e së premtes.

Japonia nuk jep njoftim paraprak për ekzekutimet, por ato u konfirmuan më vonë nga Ministria e Drejtësisë.

Shoko Asahara dhe ndjekësit e tij janë ekzekutuar edhe për disa vrasje të tjera.

Ekzekutimi i tyre me varje është shtyrë derisa të gjithë të dënuarit i kanë përfunduar apelet e tyre. Kjo ka ndodhur në janar.

Edhe gjashtë anëtarë të tjerë të grupit janë të dënuar me vdekje.

Kulti Aum Shinrikyo, emri i të cilit do të thotë "e vërteta supreme", ka filluar në vitet 1980 si një grup shpirtëror që ka përzier besimet hindu dhe budiste, ndërsa më vonë ka përfshirë edhe elemente të profecive të krishtera apokaliptike.

XS
SM
MD
LG