Ndërlidhjet

Rusia vendos tarifa shtesë në produktet amerikane


Flamuri i SHBA-së dhe ai i Rusisë.

Rusia ka njoftuar për vendosje të tarifave shtesë në disa produkte amerikane në përgjigjje të hapave të Shteteve të Bashkuara për të vënë tarifa në importet e çelikut dhe aluminit.

Ministria ruse e Ekonomisë ka thënë më 6 korrik, se Moska do të vendosë tarifa shtesë në mallrat e SHBA-së.

Ministri rus për Zhvillim Ekonomik, Maxim Oreshkin, ka thënë se masat shtesë nga 25 deri në 40 përqind do të aplikohen në disa pajisje për punime rrugore, pajisje të gazit dhe naftës, instrumente të prodhimit të metalit, si dhe në fibra optikë.

Ministria ka thënë se masat synojnë të kompensojnë dëmin në vlerë të 88 milionë dollarëve në produktet ruse, si pasojë e tarifave amerikane.

Po kjo ministri nuk ka përjashtuar vënien e masave të reja.

Ky hap vjen në po të njëjtën ditë kur Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur masa reciproke ndaj njëra-tjetrës në vlerë të 34 milionë dollarëve.

Rusia, Bashkimi Evropian, India dhe Kina kanë bërë kërkesë tek Organizata Botërore e Shëndetësisë për të sfiduar masat e vendosur nga SHBA-ja.

Uashingtoni ka thënë se është detyruar t'i aplikojë këto tarifa për shkak të praktikave të padrejta tregtare dhe për çështje të sigurisë kombëtare.

XS
SM
MD
LG