Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas emërimit të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Delawie ka mirëpritur vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Safet Hoxhës, Nexhmi Rexhepit dhe Remzie Istrefi-Pecit, si gjyqtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ky vendim është i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë.
“Mirëpres zgjedhjen e Kuvendit për tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. E rëndësishme për sundimin e ligjit”, është shprehur ai.
Për këtë vendim të Kuvendit është deklaruar gjatë ditës edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai i ka cilësuar këto emërime si pjesë të një procesi të rëndësishëm.
“Me përzgjedhjen e tre Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi dhe Safet Hoxha, sot u përmbyll një proces i rëndësishëm i sundimit të ligjit. Gjyqtarëve të rinj, punë të mbarë dhe integritet në mbrojtje të kushtetutshmërisë, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.