Ndërlidhjet

Deputetët e zgjedhur betohen në Parlamentin turk


Ligjvënësit turk kanë dhënë betimin në Parlament, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar ku iu dha më shumë autoritet presidencës. 600 deputetë nga 5 parti politike u betuan të shtunën në Ankara, në mesin e tyre 259 nga partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ligjvënësit opozitarë janë nga Partia Popullore Republikane, pro-kurdët, Partia Demokratike dhe Partia e Mirë. Sistemi qeveritar i Turqisë ka ndryshuar nga ai parlamentar në ekzekutiv, duke shuar postin e kryeministrit dhe duke bërë ndryshime në përgjegjësitë e parlamentit. Kritikët brengosen se ka shumë fuqi në duart e Erdoganit.

Me ndryshimet e reja, Erdogan do të udhëheq qeverinë, zgjedh ministriat, zëvendëspresidentët dhe byrokratët, përgatit buxhetin dhe vendos poliitkat e sigurisë.

XS
SM
MD
LG