Ndërlidhjet

Të paktën 24 persona kanë vdekur pas një aksidenti me tren në Turqi


Pamja nga incidenti me tren në Turqi.
Pamja nga incidenti me tren në Turqi.

Të paktën 24 persona janë vrarë dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur në një aksident treni në Turqi më 8 korrik, kanë njoftuar zyrtarët.

Autoritetet turke kanë thënë se treni ka qenë duke bartur rreth 360 pasagjerë kur ka humbur drejtimin në provincën veriperëndimore, Tekirdag.

“Ka një numër të madh të të plagosurve dhe kemi të vdekur”, ka thënë gurvernatori i provincës, Tekirdag, Mehmet Ceylan.

Ministria e Transportit ka thënë se incidenti ka ndodhur si pasojë e një shiu të rrëmbyshëm andaj disa vagonë të trenit janë larguar nga shinat.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu ka thënë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është informuar për incidentin dhe se ai ka shprehur ngushëllimet e tij”.

XS
SM
MD
LG