Ndërlidhjet

Boris Johnson jep dorëheqje


Boris Johnson
Boris Johnson

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, dha dorëheqje nga posti.

Ai është ministri i dytë i kabinetit që tërhiqet, për shkak të strategjisë për Brexit-in, apo procesin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Të dielën vonë dha dorëheqje edhe ministri për Brexit, David Davis.

Davis tha se nuk mund të qëndronte më në postin e tij, sepse nuk besonte në planin për marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në, i cilu u mbështet nga kabineti britanik, të premten.

Përmes një deklarate, Qeveria britanike e falënderoi Johnsonin për punën e tij dhe tha se zëvendësimi do të shpallet shpejt.

XS
SM
MD
LG