Ndërlidhjet

Së paku 10 të vrarë, shumica fëmijë, në një sulm në Afganistan


Xhalalabad, Afganisan, 10 korrik, 2018.

Një sulm vetëvrasës pranë një postblloku të sigurisë në qytetin Xhalalabad të Afganistanit la të vrarë së paku dhjetë vetë.

Zyra e guvernatorit të provincës Nangarhar tha se tetë civilë dhe dy forca të sigurisë u vranë në sulmin e së martës.

Shpërthimi shkaktoi flakë që dëmtuan dyqane dhe makina në zonë.

"Shumica e viktimave janë fëmijë që kanë qenë duke punuar në një lokacion për larjen e makinave, pranë vendit të shpërthimit", tha Sohrab Qaderi, anëtar i këshillit provincial.

Attahullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se katër vetë u plagosën në sulmin në Xhalalabad.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.

XS
SM
MD
LG