Ndërlidhjet

Haradinaj kërkon nga Merkel mbështetje për liberalizim të vizave


Pamje nga takimi mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Pamje nga takimi mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Marrëdhëniet bilaterale dhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë ka qenë temë e diskutimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kancelares gjermane, Angela Merkel në një takim në Britani të Madhe.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar përmes një deklarate se dy palët kanë diskutuar edhe për përmbushjen e obligimeve të Kosovës në raport me BE-në, si dhe për procesin e finalizimit të dialogut me Serbinë.

“Partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është i një rëndësie të veçantë, duke njohur rolin dhe kontributin e Gjermanisë edhe në procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila i ka hapur rrugë Kosovës që të trajtohet në mënyrë të barabartë me vendet tjera të rajonit”, është shperhur Haradinaj.

Pala nga Kosova ka kërkuar nga Gjermania mbështetje të mëtutjeshme në procesin e liberalizimit të vizave.

Merkel, në anën tjetër është shprehur e gatshme për ta ndihmuar Kosovën që të jetë e barabartë dhe të kontribuojë në stabilitetetin e gjithë rajonit.

XS
SM
MD
LG