Ndërlidhjet

Greqia dëbon dy diplomatë rusë


Athinë
Athinë

Greqia urdhëroi dëbimin e dy diplomatëve rusë dhe ua ndaloi hyrjen dy të tjerëve, nën dyshimet se kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.

Qeveria greke tha se zyrtarët rusë kanë synuar të sigurojnë dhe të shpërndajnë informacione të ndjeshme.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, tha se Athina nuk do të tolerojë asnjë sjellje që shkel ligjin ndërkombëtar.

Gazeta greke Kathimerini tha se Athina ka urdhëruar dëbimin e diplomatëve rusë, pas përpjekjeve të perceptuara të tyre për të dëmtuar marrëveshjen që Greqia ka arritur me Maqedoninë, muajin e kaluar, për zgjidhjen e kontestit të emrit të ish-republikës jugosllave.

Marrëveshja pritet të hapë rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Rusia, e cila është kundër zgjerimit të aleancës ushtarake perëndimore, tha se do t'i përgjigjet dëbimit të diplomatëve të saj nga Greqia.

XS
SM
MD
LG