Ndërlidhjet

Kupa e Botës: Kroacia dhe Anglia vendosin finalistin e dytë


Ilustrim

Kombëtarja e Kroacisë në futboll dhe ajo e Anglisë do të përballen sonte në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Fituesi do të shkojë në finalen e Kampionatit Botëror, ku do të përballet me Francën, e cila të martën skualifikoi Belgjikën.

Kroacia shpreson të arrijë finalen për herë të parë, ndërsa Anglia pas 52 vjetësh.

Rreth 10,000 tifozë kroatë, në mesin e 80,000 njerëzve të tjerë, priten në Luzhniki, së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

"Kjo është vërtet një ditë e madhe për sportin dhe futbollin kroat. Është një sukses që do ta kujtojmë me gjenerata. Shpresojmë për fitore", tha Plenkoviq.

Gazeta kroate "Juarnji list" bëri thirrje për "Brexit në futboll", duke përdorur termin e njëjtë për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Princi William, president i Shoqatës së Futbollit të Anglisë, i dërgoi mesazh mbështetës skuadrës angleze.

"I gjithë vendi është pas jush sonte. Forca Angli", bëri thirrje Princi.

Finalja e Kampionatit Botëror të Futbollit do të zhvillohet më 15 korrik.

XS
SM
MD
LG