Ndërlidhjet

Zbulohet dëshmia më e hershme e njerëzve jashtë Afrikës


Ilustrim
Ilustrim

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur dëshminë më të hershme njerëzore jashtë Afrikës.

Mjete të gurit, të zbuluara në Kinë, sugjerojnë se njerëzit primitivë ishin në rajon 2.12 milionë vjet më parë.

Ato janë rreth 270,000 vjet më të vjetra se dëshmitë e mëparshme.

Hulumtimi, nga një ekip kinez dhe britanik, u publikua në revistën Nature.

Mjetet e gurit u zbuluan në Shangcen, një rrafshnaltë në Kinën veriore.

Mjetet duket se janë ndërtuar për qëllime të ndryshme dhe të gjitha tregojnë shenja se janë përdorur.

Afrika tradicionalisht është parë si motori i evolucionit njerëzor. Gjetjet e reja pritet t’i nxisin shkencëtarët për më shumë kërkime në Azi.

XS
SM
MD
LG