Ndërlidhjet

Vritet një ushtar amerikan në Afganistan, i dyti këtë javë


Afganistan

Një ushtar amerikan u vra në luftimet në lindje të Afganistanit - i dyti këtë javë, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Një pjesëtar i forcës afgane të sigurisë u vra po ashtu dhe disa të tjerë u plagosën në sulmin që vrau edhe ushtarin amerikan, thuhet në deklaratë.

Viktima çon në katër numrin e trupave të SHBA-së, të vrarë në Afganistan këtë vit.

Afganistani po përjeton rritje të dhunës në javët e fundit, pas kolapsimit të një marrëveshjeje për armëpushim, muajin e kaluar.

Sulmet e koordinuara të talibanëve mbi bazat e ushtrisë afgane dhe tre postblloqe të sigurisë në veri kanë lënë së paku 30 ushtarë të vrarë, më 11 korrik.

XS
SM
MD
LG