Ndërlidhjet

Siria sulmon me raketa rebelët në afërsi të Lartësive Golan


Pamje nga Lartësitë Golan. Foto nga arkivi.

Forcat e Qeverisë siriane kanë hedhur qindra raketa në zonat e kontrolluara nga rebelët, që gjenden në afërsi të territorit të okupuar nga Izraeli në Lartësitë Golan.

Ofansiva e sotme vjen pasi forcat qeveritare siriane kanë rimarrë nën kontroll shumicën e territorit në provincën Daraa. Në këtë provincë, sot kanë nisur largimin luftëtarët e armatosur dhe familjet e tyre, të cilët do të dërgohen në Idlib, territor i kontrolluar nga rebelët.

Marrëveshje të ngjajshme për evakuimin e rebelëve janë bërë edhe në të kalurën, por Kombet e Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut thonë se evakuimet nuk po bëhen me dëshirë, por civilët dhe rebelët po detyrohen të largohen nga territoret që kanë pasur nën kontroll.

XS
SM
MD
LG