Ndërlidhjet

Franca shpallet kampione e botës


Kombëtarja e Francës është kampione e re e botës në futboll, pasi mposhti Kroacinë me rezultat 4:2, në finalen e luajtur në Moskë.

Kjo është hera e dytë që kombëtarja e Francës fiton Kupën e Botës.
Goli i parë u shënua në minutën e 18 pas një harkimi të lojtarit Frances Antonie Griezmann, ku lojtari kroat Mario Mandzukiq e devojoi topin me kokë, duke shënuar në portën e vet.Kroacia barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 28 me golin e Ivan Perishiq.

Por, për Francën golin e dytë e shënoi nga pika e bardhë Antonie Grizman në minutën e 38.

Franca arriti që të shënojë edhe dy gola të tjerë. Paul Pogba shëoi në minutën e 59 ndërkaq që u Kylian Mbappe në minutën e 65.
Por, pas një gabimi të portierit francez, Mario Mandzukiq në minutën e 69 arriti që të shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Franca ka fituar titullin e parë të Kupës së Botës në vitin 1998. Ndërkaq, kjo është hera e parë për Kroacinë që ka arritur të luajnë në një finale të Botërorit.

XS
SM
MD
LG