Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë rikthehet në Rumani dhe Bullgari


Ilustrim
Ilustrim

Radio Evropa e Lirë do të rikthehet në Rumani dhe Bullgari, në kohën kur arritjet demokratike në këto dy vende po lëkunden dhe sulmet mbi sundimin e ligjit dhe gjyqësorin po rriten.

Stacioni, i financuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, do të nisë shërbimet në këto dy vende të Evropës juglindore - të dyja anëtare të NATO-s - në muajin dhjetor.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent, shfaqi shpresën se ky vendim "do të ndihmojë në shtyp më të lirë dhe në promovimin e vlerave dhe institucioneve demokratike".

Rumania dhe Bullgaria, të cilat i janë bashkuar Bashkimit Evroian në vitin 2007, janë radhitur vazhdimisht në mesin e anëtareve më të korruptuara të bllokut.

Shërbimi i Bullgarisë i Radios Evropa e Lirë është mbyllur në vitin 2004, ndërsa ai i Rumanisë më 2008.

XS
SM
MD
LG