Ndërlidhjet

Ambasadori rus: Trump dhe Putin kanë diskutuar “propozime konkrete” për Ukrainën


Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov
Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov

Amabsadori rus në Shtetet e Bashkuara thotë se presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin kanë diskutuar për “propozime konkrete” për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës, gjatë samitit të tyre në Helsinki.

Deklaratat e ambasadorit Anatoly Antonov vijnë vetëm një ditë pasi Bloomberg, duke cituar burime, raportoi se Putini i ka thënë diplomatëve rusë se ai i ka propozuar Trumpit që të mbahet referendum në rajon, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë pjesë të dy provincave.

“Kjo çështje është diskutuar”, tha Antonov, duke iu referuar konfliktit në lindje të Ukrainës dhe jo propozimit për referendum.

Ai tha se “janë bërë propozime konkrete në atë se si të zgjidhet kjo çështje”, por nuk dha më shumë detaje mbi këto propozime.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shkruar në Twitter se ka biseduar me Putinin për situatën në Ukrainë, por ai nuk ka përmendur mbajtjen e një referendumi eventual dhe nuk ka dhënë më shumë detaje, sa i përket çështjes së Ukrainës.

Mbi 10,300 persona janë vrarë që prej prillit të vitit 2014, kur nisi konflikti në mes të forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonet Donjetsk dhe Luhansk të Ukrainës.

Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështetja që i ofroi separatistëve, shtyri që Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtete të tjera, të vendosnin sanksione ndaj Rusisë.

XS
SM
MD
LG