Ndërlidhjet

Lirohet nga spitali personi që iu ekspozua Noviçokut


Policia britanike duke bërë kërkime në Eimsbëri.

Një person nga Britania që ishte helmuar me agjenti nervor Noviçok është liruar nga spitali, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, kanë njoftuar autoritetet.

Zyrtarët shëndetësor thanë sot se Charlie Rowley, 45-vjeç, “është mirë” dhe mund të lirohet nga spitali në Salsbëri, dhe se lirimi i tij “nuk paraqet rrezik për askënd në publik”.

Rowley dhe partnerja e tij, Dawn Sturgess 44-vjeç, ishin sëmurë më 30 qershor, pasi i ishin ekspozuar Noviçokut në Ejmsbëri, rreth 20 kilometra nga Salisbëri, vend ku, ish-agjenti rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia, po ashtu ishin helmuar me këtë agjent nervor në muajin mars.

Sturgess ndërroi jetë më 8 korrik, dhe vdekja e saj po trajtohet si vrasje.

Policia ende po vazhdon që të hetojë se si Rowley dhe Strugess i janë ekspozuar këtij helmi.

Për helmimin e Skripalëvem Britania kishte akuzuar Moskën se qëndron prapa këtij sulmi. Por, Rusia ka mohuar këto pretendime.

XS
SM
MD
LG