Ndërlidhjet

Lavrov dhe Netanyahu bisedojnë për prezencën iraniane në Siri


Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov u takua në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin bisedoi për prezencën iraniane në Siri.

Netanyahu më herët ka njoftuar se gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin i ka kërkuar atij që të takohet me një delegacion të lartë rusë, përfshirë edhe shefin e ushtrisë ruse, gjeneralin Valery Gerasimov, raporton AP.

Netanyahu ka thënë se aty do të bisedohet për zhvillimet rajonale “dhe në rend të parë për situatën në Siri”. Kryeministri izraelit ka thënë se do të përsëris qëndrimin e vendit të tij se pret nga presidenti sirian, Bashar Al-Assad dhe aleatët e tij, që mbështeten nga Irani, që të respektojnë një marrëveshje të vitit 1974, për një zonë të demilitarizuar përgjatë kufirit mes dy shteteve, duke shtuar se Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë krijimin e një prezence të përhershme ushtarake të Iranit në Siri.

Shqetësimi kryesor i Izraelit është që të mbajë larg kufijve të vetë forcat që mbështeten nga Irani.

Rusia, në anën tjetër, ka paralajmëruar se nuk është realiste që të pritet një tërheqje e plotë e Iranit nga Siria.

Takimi i sotëm në mes të Lavrovit dhe Netanyahut vjen dy javë pasi kryeministri izraelit bisedoi në Moskë me Putinin për Sirinë dhe Iranin.

XS
SM
MD
LG