Ndërlidhjet

Liberman miratoi ndërtimin e 400 shtëpive, si përgjigje ndaj Hamasit


Ministri izraelit i mbrojtjes, Avigdor Liberman

Ministri izraelit i mbrojtjes, Avigdor Liberman tha se ai ka miratuar ndërtimin e 400 shtëpive të reja në Bregun Perëndimor të Adamit, në verilindje të Jerusalemit, si përgjigje për sulmet e fundit ndaj Hamasit.

“Përgjigja më e mirë ndaj terrorimizt është zgjerimi i vendbanimeve ”, ka shkruar Liberman në llogarinë e tij në Twitter.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se një adoleshent kishte hyrë në këtë fshat më herët, ku kishte therrë me thikë tre persona dhe më pas kishte vdekur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte gati të sulmonte Hamasin dhe shtoi se sulmi do të ishte më i madh se bombardimet e 20 korrikut.

Situata në kufirin Izraelit dhe Rripin e Gazës është përkeqësuar ndjeshëm në muajt e fundit. Palestinezët nga 30 marsi morën pjesë në protesta masive pranë kufirit. Deri tani, më shumë se 130 palestinezë janë vrarë në konfliktet me ushtrinë izraelite.

XS
SM
MD
LG