Ndërlidhjet

Të paktën dhjetë të vdekur nga tërmeti në Indonezi


Pamje nga shkatërrimi në ishullin Lombok të Indonezisë, që u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë lënduar, pasi një tërmet i fuqishëm goditi në destinacion turistin në Indonezi, thanë zyrtarët.

Dhjetëra shtëpi gjithashtu janë dëmtuar kur tërmeti 6,4 shkallë të Rihterit goditi ishullin Lombok në Indonezi, tha Sutopo Porwo Nugroho, zëdhënës i agjencisë për katastrofa.

Ai shtoi se numri i viktimave pritet të rritet, duke theskuar se “ende jemi duke mbledhur të dhëna”.

Tërmeti i fuqishëm është përcjell me tërmete më të vegjël.

Ishulli Lombok është një destinacion mjaft popullor turisitik dhe gjendet rreth 40 kilometra në lindje të ishullit Bali.

Indonezia është vend ku ndodhin shumë të tërmete pasi shtrihet në të ashtuquajturën “Unazë të Zjarrit”, një hark vullkanesh që gjenden në Rripin e Paqësorit.

Në dhjetorin e vitit 2004, një tërmet i fuqishëm nën ujor, kishte goditur brigjet e Sumatrës, në perëndim të Indonezisë, që shkaktoi në cunami të madh, ku u vranë mbi 220 mijë njerës në dhjetra shtete në Oqeanin Indian.

XS
SM
MD
LG