Ndërlidhjet

Opozita kërkon të hetohen zgjedhjet në Pakistan


Karaçi, Pakistan

Partia e ish-kryeministrit të burgosur të Pakistanit, Nawaz Sharif, pjesëmarrëse në zgjedhjet e përgjithshme të 25 korrikut, kërkoi hetime zyrtare të votimeve, duke pretenduar se janë manipuluar.

Liga Myslimane e Pakistanit kërkoi formimin e një "komisioni gjyqësor" për të hetuar rezultatet e zgjedhjeve, të cilat shpallën fituese partinë e udhëheqësit të deritashëm të opozitës, Imran Khan, edhe pse pa vota të mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Partia e Khanit, Tehrik-e Insaf, tha se pavarësisht se nuk e ka shumicën, ajo ka fituar mbështetje të mjaftueshme nga ligjvënësit për të formuar një qeveri koalicioni.

Sharif tha se lidershipi ushtarak ka ndikuar te gjyqësori i Pakistanit për ta penguar atë që të fitojë mandatin e dytë.

Ushtria, e cila ka sunduar për rreth gjysmën e kohës që nga formimi i Pakistanit në vitin 1947, i hodhi poshtë këto pretendime.

XS
SM
MD
LG