Ndërlidhjet

Katër milionë njerëz rrezikojnë të humbin shtetësinë e Indisë


Indi - foto arkivi
Indi - foto arkivi

India publikoi një listë me rreth katër milionë njerëz nga shteti Asam, që rrezikojnë të humbin shtetësinë.

Regjistri Kombëtar i Qytetarëve përfshin njerëz që duhet të dëshmojnë se kanë shkuar në Indi deri më 24 mars, 1971, dy ditë para se Bangladeshi fqinj ka shpallur pavarësinë.

India thotë se procesi është i nevojshëm për të identifikuar migrantët e paligjshëm të Bangladeshit, por ai ka shkaktuar frikë për përndjekjen e pakicave etnike në Asam.

Nga frika e dhunës, zyrtarët thanë se askush nuk do të përballet me dëbim të menjëhershëm.

Sipas tyre, një proces i gjatë apeli do të jetë në dispozicion për të gjithë.

Miliona njerëz janë arratisur në Indinë fqinje pasi Bangladeshi ka shpallur pavarësinë nga Pakistani më 26 mars, 1971. Shumë nga refugjatët janë vendosur në shtetin Asam.

XS
SM
MD
LG