Ndërlidhjet

Afganistan: Të paktën 11 persona vriten nga shpërthimi i një bombe


ilustrim

Zyrtarët afganë thonë se të paktën 11 civilë janë vrarë nga një bombë që ishte vendosur përgjatë rrugës në provincën Farah.

Zëdhënsi i guvernatorit të provincës Farah, Naser Mehdi i tha Radios Evropa e Lirë se rreth 40 persona po ashtu janë plagosur, kur një shpërthim goditi një autobus i cili po udhëtonte në qarkun Bala Baluk. Autobusi ishte nisur nga provinca Herat drejt kryeqytetit Kabul.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë, por zëdhënsi i policisë provinciale, Muhibullah Muhib i ka fajësuar talibanët.

Në mesin e të vrarëve nga shpërthimi i bombës ka gra dhe fëmijë. Ndërkaq, autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet, për shkak se disa persona kanë marrë lëndime serioze nga shpërthimi i bombës.

Ndërkaq, në një ngjarje të ndarë gjashtë persona që janë vrarë, janë identifikuar si sulmuesit, që sulmuan një ndërtesë qeveritare në qytetin Jalalabad.

Një sulmues vetëvrasës në Jabalabad shpërtheu eksplozivët e tij në hyrje të një ndërtese qeveritare, dhe më pas sulmuesit e tjerë hynë në ndërtesë.

Sipas aurotieteve në Jalabad nga ky sulm kanë vdekur gjashtë sulmues dhe 14 persona të tjerë janë plagosur. Edhe për këtë sulm, askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë

XS
SM
MD
LG