Ndërlidhjet

Rrëzohet aeroplani në Meksikë, të gjithë shpëtojnë


Durango, Meksikë
Durango, Meksikë

Një aeroplan i pasagjerëve u rrëzua në shtetin Durango të Meksikës, vetëm pak momente pas nisjes.

Të 103 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në fluturimin e kompanisë Aeromexico mbijetuan, porse 97 prej tyre u plagosën.

Guvernatori i shtetit, Jose Rosas Aispuro, tha se aeroplani u godit nga një erë e fuqishme, e cila shkaktoi rënien e papritur.

Shumë prej pasagjerëve kanë mundur të ikin përpara se avioni të kapej në flakë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore, Andres Conesa, tha se kapiteni është plagosur rëndë.

Emrat dhe kombësitë e atyre në bord nuk dihen ende.

XS
SM
MD
LG