Ndërlidhjet

Haradinaj pranon dorëheqjen e ministres Albena Reshitaj


Pamje nga një mbledhje e Qeverisë së Kosovës

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka thënë dorëheqje.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e Reshitajt, ku sipas tij, ajo ka arsyetuar se deri te ky vendim ka ardhur për arsye "personale”.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar Reshitajn për bashkëpunimin e deritashëm.

"Sapo kam pranuar dorëheqjen e Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. Në letrën e saj, Ministrja këtë vendim e arsyeton me motive personale, të cilat unë do t’i respektoj. E falënderoj Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe profesional", ka shkruar në Facebook kryeministri Haradinaj.

XS
SM
MD
LG