Ndërlidhjet

Vdesin tre persona në dy aksidente në trafik


Ilustrim
Ilustrim

Dy persona kanë vdekur në një aksident që ndodhi sot në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, sipas të cilit, viktimat e këtij aksidenti janë të moshës 33 dhe 38-vjeç dhe janë nga një familje. Ndërkaq, Hoxha njofton se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe persona të tjerë.

Siç njofton Policia, rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm, ka humbur jetën një person, pas një aksidenti në Prishtinë.

Ndryshe, vetëm në 7 muajt e parë të vitit 2018, janë raportuar mbi 44 viktima në trafikun rrugor në gjithsej 7626 aksidente.

Kohë më parë edhe Qeveria e Kosovës, u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar, ndërkaq autoriteteve që të ndërmarrin hapat e nevojshme që të shtojnë masat e sigurisë në komunikacion.

XS
SM
MD
LG