Ndërlidhjet

Delawie mirëpret diskutimin në Bruksel për Asociacionin


Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie thotë se është i lumtur që Bashkimi Evropian do të diskutojë për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një postim në Twitter, Delawie ka shkruar se ky fakt duhet të ndihmojë që të gjithë të relaksohen.

“I lumtur që e pash në deklaratën e BE-së se në takimin e radhës në Bruksel do të diskutohet për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mendoj se kjo do të na ndihmojë të gjithëve që të relaksohemi dhe të kalojmë mirë në këtë fundjavë”, ka shkruar në Twitter ambasadori Delawie.

Ndryshe, gjatë ditës Bashkimi Evropian ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme në Bruksel do të diskutohet për draft-statutin e Asociacionit.

“Ne e kuptojmë se puna (për draftin) është duke vazhduar. Në të njëjtën kohë BE vazhdon të punojë më të dyja palët për të siguruar implementim e kësaj marrëveshje dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë e BE-së.

Themelimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe është produkt i marrëveshjeve të Brukselit, të arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG