Ndërlidhjet

Damasku krijon komitet për riatdhesimin e refugjatëve sirianë


Refugjatë sirianë.
Refugjatë sirianë.

Qeveria Siriane ka krijuar një Komitet Koordinues për të riatdhesuar miliona shtetas të saj që kanë ikur nga konflikti shtatvjeçar, ka njoftuar media shtetërore.

Kabineti është “pajtuar për të krijuar një trup koordinues për kthimin e personave të shpërnguluar në qytetet dhe fshatrat e tyre”, ka raportuar agjencia e lajmeve SANA.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se si pasojë e konfliktit janë shpërngulur më shumë se pesë milionë sirianë jashtë shtetit, derisa rreth gjysma e tyre janë në Turqi, Liban dhe Jordani.

Trupi koordinues do të “rrisë kontaktet me shtetet mike për të marrë informacione dhe masa për rikthimin e tyre”, ka raportuar SANA.

Regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad ka larguar rebelët dhe xhihadistët nga pjesa më e madhe e Sirisë, prej ku Rusia ka intervenuar më 2015 në këtë konflikt.

Muajin e kaluar, Rusia i ka prezantuar SHBA-së planin për kthimin e koordinuar të refugjatëve në Siri.

Shtetet që kanë pranuar sirianë, duke përfshirë Turqinë dhe Libanin kanë theksuar nevojën e kthimit të refugjatëve në Siri, derisa grupet për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se një gjë e tillë duhet të bëhet në baza vullnetare.

XS
SM
MD
LG