Ndërlidhjet

Irak: Dy evropianë dënohen me burgim të përjetshëm për anëtarësim në IS


Ilustrim.

Një gjykatë në Irak ka dënuar të hënën një burrë francez dhe një grua gjermane me burgim të përjetshëm për shkak të anëtarësimit në grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Lahcen Gueboudj, 58 vjeçar dhe dhe gruaja gjermane e identifikuar vetëm si Nadia janë dënuar ndaras në Gjykatën Penale në Bagdad ka njoftuar AFP.

Nëna e Nadies, një grua gjermane me orgjinë marokene është dënuar me vdekje në muajin janar për anëtarësim në IS, mirëpo më pas ndëshkimi është ndryshuar në dënim me burgim të përjetshëm që në Irak është 20 vjet.

Avokati i Nadies ka theksuar se ajo ka qenë e mitur në kohën kur është martuar me një ekstremist të IS-it në Siri dhe se “një gjë e tillë nuk është bërë me vetëdije të plotë”.

I pandehuri francez ka mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje.

“Kam nënshkruar në arabisht pa e ditur se çfarë ka qenë e shkruar”, ka thënë Gueboudj.

“Nuk do të largohesha kurrë nga Franca nëse djali im, Nabil, 25 vjeçar nuk do të nisej në Siri”, ka thënë ai në gjuhën franceze.

“Unë synoja që ta bindë atë për t’u kthyer me ne në Francë”, ka shtuar ai.

Shtetasi francez ka udhëtuar me gruan e tij dhe fëmijët në Turqi, para se të hynte në Siri dhe më pas është arrestuar në Irak.

XS
SM
MD
LG