Ndërlidhjet

Prokuroria Speciale ka paraqitur aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte


Ilustrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se më 3 gusht ka paraqitur aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, kundër të pandehurit serb, M.Z., për shkak se në bashkëkryerje me një grup personash të panjohur, i njëjti ka kryer veprën penale të krimeve të luftës në kundërshtim të rëndë me Konventën e Gjenevës.

Sipas komunikatës, M.Z aktualisht është penalizuar sipas neneve 31 dhe 152 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzën e PRSK-së, i pandehuri gjatë periudhës qershor-korrik 1998 ka marrë pjesë aktive në sulmet e organizuara kundër popullatës shqiptare nga pjesëtarë të forcave serbe në fshatin Dush të Komunës së Klinës.

Organizatat joqeveritare kanë dorëzuar edhe më herët kallëzime penale për siç janë shprehur krime të luftës në Kosovë.

Javën e kaluar përfaqësuesit e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte, kanë dorëzuar 82 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Kryetarja e këtij grupi, Mevlyde Mezini-Saraqi ka thënë se më 3 gusht kanë dërguar kontingjentin e gjashtë me kallëzime penale drejt institucioneve të drejtësisë “kundër kriminelëve serbë të cilët kanë kryer krime lufte kundër popullatës së Gjakovës”.

XS
SM
MD
LG