Ndërlidhjet

OKB kërkon nga Mianmari të shpejtojë kthimin e myslimanëve Rohingya


Refugjatë Rohingya.

Agjencitë për ndihma të Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Mianmarit të mërkurën për të përmirësuar kushtet në shtetin Rakhine, në mënyrë që të realizohet kthimi i sigurt i qindra mijëra refugjatëve Rohingya nga Bangladeshi, transmeton Reuters.

Komisioni i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR) dhe Programi për Zhvillim (UNDP) kanë thënë në një deklaratë të përbashkët, se atyre iu duhet qasje e plotë në shtetin Rakhine dhe se janë duke pritur për leje, në mënyrë që të dërgojnë një ekip në qytetin Maungdaw.

Kombet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me Mianmarin në fillim të muajit qershorit për të lejuar mijëra myslimanë Rohingya të kthehen në baza vullnetare në vendet e tyre.

Mirëpo pakti sekret, i parë nga agjencia e lajmeve Reuters nuk garanton shtetësi apo liri të lëvizjes së lirë në këtë shtet për këta persona.

Më shumë se 700,000 myslimanë Rohingya janë larguar nga Mianmari, si pasojë e një dhunës ushtarake që kanë nisur në muajin gusht të vitit të kaluar, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të një grupi të armatosur Rohingya.

Mianmari kundërshton akuzat për spastrim etnik dhe hedh poshtë shumicën e akuzave për mizori, duke fajësuar myslimanët Rohingya si “terroristë”.

XS
SM
MD
LG