Ndërlidhjet

IPK fillon hetimet ndaj policëve pas vrasjeve në Gjakovë


Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar hetimet ndaj policëve për të parë nëse ka pasur lëshime në rastin e vrasjes që ka ndodhur ditën e martë kur një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij.

“Inspektorati Policor i Kosovës më datë 08.08.2018, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimin preliminar ndaj disa zyrtarëve policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave”, thuhet në një komunikatë të IPK-së.

Hetimet e para thonë se gruaja kishte lajmëruar policinë disa orë para vrasjes pasi që ish-burri i saj e kishte kërcënuar.

Policia ka dështuar që ta arrestojë tashmë dorasin e vrasjes së dyfishtë.

Në një komunikatë të lëshuar, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë që urgjentisht të fillojë grumbullimin e informatave për të verifikuar çdo mosveprim, i cili mund të cilësohet si element i ndonjë vepre penale.

"Nëse konstatohen veprimet e tilla të nxjerrët menjëherë aktvendimi për fillimin e hetimeve kundër çdo personi të involvuar në kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve, për të cilat ka qenë i obliguar t’i ndërmarrë, të cilat ndërlidhen me kërcënimet ndaj gruas dhe vajzës së vrarë para disa ditësh në fshatin Bretkoc të Komunës të Gjakovës", thuhet në komunikatën për media.

XS
SM
MD
LG