Ndërlidhjet

Një i ri vret 8 persona në Vlorë


Ilustrim

Një i ri 24-vjeçar ka vrarë tetë persona në fshatin Resulaj të Vlorës, për motive ende të panjohura, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Ndër të vrarët raportohet se ka edhe gra dhe fëmijë. Së paku 6 persona të tjerë janë lënduar.

Policia e Shqipërisë e ka identifikuar të dyshuarin, Ridvan Zykaj, 24 vjeç, dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

“Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së autorit të krimit të rëndë, që ka ndodhur të premten Vlorë”, ka thënë policia shqiptarë në faqen e Facebook-ut.

“Policia e Vlorës tërheq vëmendjen se autori paraqet rrezikshmëri dhe në rast konstatimi t'i shmangen përballjes me të, por të telefonojnë policinë.”

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se të vrarët janë anëtarë të familjes së tij të gjerë.

XS
SM
MD
LG