Ndërlidhjet

Policia arreston të riun që vrau tetë persona në Vlorë


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Shqipërisë ka arrestuar Ridvan Zykajn, 24-vjeçar, i cili dyshohet se të premten vrau tetë persona të familjes së tij.

Policia, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pas punës gjatë gjithë natës dhe operacioneve pa ndërprerje, kanë arritur që ta arrestojnë autorin Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Ai është shoqëruar në stacionin policor në Vlorë dhe do t’i nënshtrohet procedurave të mëtejme ligjore.

Zykaj, sipas autoriteteve të rendit në Shqipëri, të premten ka vrarë tetë persona në fshatin Resulaj të Vlorës, për motive ende të panjohura. Në mesin e të vrarëve është raportuar se ka gra dhe fëmijë, ndërkaq, edhe gjashtë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se të vrarët janë anëtarë të familjes së tij të gjerë.

XS
SM
MD
LG