Ndërlidhjet

Tetë persona vdesin, një mbijeton pas rrëzimit të një avioni


Ilustrim

Ekipet për kërkim-shpëtim në Indonezi kanë gjetur tetë persona të vdekur dhe një të mbijetuar, pasi një avion i vogël u rrëzua në provincën lindore Papua.

Avioni i pasagjerëve kishte në bord nëntë persona, përfshirë një 12-vjeçar, i cili mbijetoi. Avioni humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror në mbrëmjen e së shtunës dhe u gjet nga banorët në qarkun Pengungan Bintang.

Fëmija që ka shpëtuar nga ky aksident, ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në Indonezi ndodhin shpesh aksidente ajrore. Një avion që po udhëtonte nga Surabaya për në Kuala Lumpur ishte rrëzuar në detin Java në vitin 2014, duke lënë të vdekur 162 persona, sa ishin në bord.

XS
SM
MD
LG