Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga shembja e urës në Itali


Pamje pas shembjes së urës Morandi në Gjenova

Zyrtarët italianë thonë se të paktën 30 persona kanë vdekur pas shembjes së një ure në qytetin Gjenova.

“Rreth 30 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë të plagosur rëndë”, tha zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini.

Ura që u shemb papritur, njihet si Ura Morandi dhe është ndërtuar në vitet e ’60-ta.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të madhe me rrënoja nën hapësirën në mesin e urës.

Kryetari i Agjencisë për Mbrojtje Civile në Itali, Angelo Borreli tha se të gjitha viktimat duket se kanë qenë duke udhëtuar me makina në urë, kur ajo u shemb.

Autoritetet italiane njoftuan se rreth 30 makina dhe tre kamionë të tonazhit të rëndë ishin duke kaluar në urë, në momentin e shembjes.

Zjarrfikësit njoftuan se nga gërmadhat kanë arritur të nxjerrin dy njerëz të gjallë, të cilët ishin bllokuar në makinat e tyre pas rrëzimit nga ura.

Ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli tha se shembja e urës “është një tragjedi e madhe”.

XS
SM
MD
LG