Ndërlidhjet

Modi: India dërgon flamurin e saj në Gjithësi më 2022


Kryeministri indian, Narendra Modi gjatë ceremonisë
së 15 gushtit.
Kryeministri indian, Narendra Modi gjatë ceremonisë së 15 gushtit.

India do të dërgojë flamurin indian në Gjithësi deri më 2022, ka deklaruar kryeministri, Narendra Modi më 15 gusht.

“India do të dërgojë në Gjithësi, një burrë ose grua deri më 2022, apo më herët nëse është e mundur” dhe astronauti do të “bart flamurin kombëtar”, ka thënë Modi në një fjalim në Nju Delhi për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Indisë.

Kryeministri ka thënë se India do të jetë shteti i katërt, pas Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, astronautët e së cilës do të drejtojnë udhëtimin drejt Gjithësisë.

Në rritje e sipër të rivalitetit me Kinën, India ka investuar tejet shumë në programin hapësinor në dekadën e fundit.

Organizata Indiane për Kërkime Hapësinore ka njoftuar javën e kaluar se është duke planifikuar që të nisë një mision pa njerëz drejt Hënës në janar të vitit 2019.

India pati nisur një mision në Hënë më 2008, një tjetër në Mars më 2013, i cili ende është duke vazhduar kërkimet derisa më 2017 ka nisur një numër rekord prej 104 satelitëve në vetëm një lansim.

XS
SM
MD
LG