Ndërlidhjet

Erdogan pret Emirin e Katarit në Ankara


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani është nisur të mërkurën drejt Turqisë për të biseduar me presidentin e këtij shteti, Recep Tayyip Erdogan, i cili aktualisht është duke u përballur me rënie të vlerës së valutës kombëtare dhe tensionim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Al Thani and Erdogan pritet të diskutojnë “fuqizimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve QNA, transmeton Reuters.

Turqia dhe Katari tradicionalisht kanë pasur marrëdhënie të mira, ndërkohë që Ankaraja ka qëndruar pas Dohas, edhe kur Arabia Saudite dhe vende tjera arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin një vit më parë, duke e akuzuar për këtë të fundit për financim të terrorizmit.

Doha në anën tjetër mohon këto akuza.

Përndryshe, sektori bankar i Katarit ka shtrirje të konsiderueshme në Turqi, valuta e së cilës ka rënë rreth 40 përqind këtë vit.

XS
SM
MD
LG