Ndërlidhjet

Një sulmues vetëvrasës vret 25 persona në Kabul


Ilustrim.
Ilustrim.

Zyrarët afganë kanë thënë se të paktën 25 persona janë vrarë në një sulm me bombë vetëvrasëse, i cili është kryer në një lagje të banuar me shumicë shiite në perëndim të Kabulit.

Sulmi i 15 gushtit ka ndodhur përpara një qendre edukative në lagjen, Dasht-e Barcha.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish ka thënë se shpërthimi është kryer nga një sulmues vetëvrasës.

Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën 35 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG