Ndërlidhjet

Arrestohet një polic për dhunë në familje


Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.

Siç njofton Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media, hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë kontaktuar me viktimën e këtij rasti dhe pas verifikimit të informacioneve, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq ndaj zyrtarit të dyshuar është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje (15.08.2018) me dyshimin se zyrtari policor i përfshirë në këtë rast ka kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’, të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media.

IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit ndaj zyrtarit policor të arrestuar.


XS
SM
MD
LG