Ndërlidhjet

Vdes këngëtarja Aretha Franklin


Këngëtarja Aretha Franklin
Këngëtarja Aretha Franklin

Ka vdekur këngëtarja e njohur e muzikës soul, Aretha Franklin, në moshën 76 -vjeçare. Franklin vuante nga kanceri në pankreas.

Publicisti i saj, Gwendolyn Quinn, e bëri të ditur lajmin me anë të një deklarate familjare, në të cilën thuhet se “shkaku zyrtar i vdekjes së Franklin, ishte për shkak të kancerit të pankreasit”.

Në deklaratë thuhet se “ky është një nga momentet më të errëta të jetës sonë, nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen në zemrën tonë. Kemi humbur shkëmbin e familjes sonë”.

XS
SM
MD
LG