Ndërlidhjet

Turqia refuzon lirimin e pastorit amerikan


Pastori Andrew Craig Brunson

Gjykata turke ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin e pastorit të krishterë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Andrew Brunson nga masa e ndalimit, transmeton Reuters.

Brunson, prift evangjelist që jeton në krahinën bregdetare të Izmirit, po gjykohet në Turqi për terrorizëm.

Rasti i tij është në qendër të krizës diplomatike në mes të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezultat i të cilës është rënia drastike e lirës, monedhës kombëtare turke.

Monedha turke lira ka humbur rreth 40 për qind të vlerës këtë vit.

XS
SM
MD
LG