Ndërlidhjet

OKB: Brazili duhet ta lejojë Lulan të kandidojë për president


Luiz Inacio Lula da Silva

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i kërkoi shtetit të Brazilit të lejojë ish-presidentin Luiz Inacio Lula da Silva, i cili aktualisht është në burg si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi në tetor, me arsyetimin se ende nuk ka përgjigje nga Gjykata e Apelit.

Në deklaratë të këtij këshilli shkruan “I kërkojmë Brazilit të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të lejuar Lulan të përdorë të drejtën e tij politike nga burgu, që të kandidohet për president në zgjedhjet presidenciale”.

Ish-lideri i Partisë Laburiste, Luiz Inacio Lula da Silva, 72- vjeçar, ishte president nga viti 2003 deri më 2010 dhe sipas sondazheve, ai është ende njëri ndër favoritët për president të ardhshëm të Brazilit.

XS
SM
MD
LG